Nutricionistja Anisa Kakija
Ushqehu në mënyrë funksionale
Kush Jam
Backgroundi im
Është e vështirë të përcaktoj saktësisht momentin kur lindi interesi im për të ushqyerit e shëndetshëm, por më duhet të them se filloi në një moshë shumë të re gjatë viteve kur praktikoja balet.
Kam qenë në boten e baletit në nivel garues për 12 vjet dhe për aktivitetin që bëja më duhej t'i kushtoja vëmendje të veçantë pamjes sime fizike. Kishte disa standarde fizike që duhej t'i mbaja.
Paeksperienca dhe mungesa e njohurive në atë kohë më shtynë të bëja zgjedhje të gabuara ushqimore që ndikuan negativisht në shëndetin tim dhe në aftësinë time për të mbajtur një peshë konstante në moshën madhore. Shumë shpesh më është dashur të vuaj urin thjesht për të mbajtur peshën kur bashkëmoshatarët e tjerë hanin dyfish dhe madje humbnin peshë.
Prandaj, ishte nevoja për të zgjidhur një problem për veten time që më shtyu të lidhesha me ushqimin dhe të lexoja shumë për të kuptuar në çdo mënyrë se si mund të zgjidhja problemin tim.
Kam provuar dieta të ndryshme në veten time, pjesërisht nga nevoja dhe pjesërisht sepse më pëlqen të testoj efektet e metodave dietike të reja.
Përvoja më ka mësuar se menyra e saktë e të ushqyerit është vetëm një, pikërisht ajo që synon sigurimin e integritetit të trupit të një individi dhe parandalimin e problemeve me synimin për të jetuar një jetë të gjatë të shëndetshme.
E kuptova që për çdo problem të jashtëm në dukje, zgjidhja duhet kërkuar nga brenda.
Mbipesha dhe obeziteti, për shembull, janë rezultat i një gjendje inflamatore dhe nuk janë gjithmonë të lidhura me marrjen e sasive më të mëdha të ushqimit. Gjendja fizike ideale, jo e destinuar për atë estetike, por FUNKSIONALE, arrihet duke luftuar inflamacionin nga brenda përmes një plani të saktë terapeutik sipas nevojave specifike të secilit prej nesh.
Cilido qoftë qëllimi juaj, sekreti është të HANI NE MËNYRË FUNKSIONALE.
Një dietë e bazuar në PËRZGJEDHJEN dhe KOMBINIMIN e duhur të ushqimeve për t'i siguruar organeve atë që u nevojitet për të funksionuar sa më mirë.
Ajo që promovojë unë nuk është një stil jetese që bazohet në numerimin e kalorive por bazohet në ndërtimin e një projekti në çelës hormonal, i cili do t'ju lejojë të arrini qëllimet tuaja fizike duke garantuar shëndetin e brendshëm. Me ndihmën time do të arrini qëllime që do të jeni në gjendje t'i mbani në planin afatgjatë.
​
Unë besoj vërtet në "ne jemi ajo që hamë": Përgjigja jonë ndaj jetës, stresit dhe ndryshimeve në mjedisin rreth nesh varet në thelb nga ushqimi dhe lëndët ushqyese që hamë.